Brickos

Në 22-vjetorin e rënies përkujtohet komandanti i UÇK-së dhe heroi i Kosovës, Remzi Ademaj

Në 21-vjetorin e rënies përkujtohet komandanti i UÇK-së dhe heroi i Kosovës, Remzi Ademaj

Në 21-vjetorin e rënies përkujtohet komandanti i UÇK-së dhe heroi i Kosovës, Remzi Ademaj

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Remzi Ademaj – komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta organizojnë këto aktivitete me datë 15.08.2019 (ditë e enjte):
Ora 10:00 – Homazhe në Landovicë
Ora 10:30 – Homazhe te lapidari në Nashec
Ora 11:30 – Homazhe në shtatoren në qendër të qytetit (para postës)
O12:00 – Dhënia e gjakut te Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”

Natën në mes 15 dhe 16 gushtit të vitit 1998 ra trimërisht në fushën e betejës, komandanti, Remzi Ademaj. U  lind me 3 qershor 1952 në fshatin Zhur të Prizrenit. Është i njohur me nofkën e luftës, “Komandant Petrit Kodra”. Për të siguruar eksistencën e familjes mori rrugën e mërgimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloi të merret nga viti 1979. Në Shtutgard te Gjermanisë bie në kontakt me vëllezërit Gërvalla dhe atdhetarin,  Kadri Zeka, nga të cilët edhe më shumë u brumos me ide patriotike-kombëtare. Më 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorëzoi policisë jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, ai dënohet me 6 vite burg të rëndë, të cilin e vuajti në burgjet e Lepogllavës, Gospiqit dhe të Stara Gradishes, në Kroaci. Ai më 4 korrik 1998 emërohet në detyrën e Komandantit të Shtabit Lokal të UÇK-së për Prizren. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë ku emërohet Komandant i parë i Zonës Operative të Pashtrikut. Rrugës duke u kthyer gjatë një lufte të pabarabartë por titanike, në fshatin Nashec,  bie heroikisht në altarin e lirisë, në natën e 15 dhe 16 gusht 1998. Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Jeshkove me 16 gusht 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …