Në 23vjetorin te përjetësimit në altarin e atdheut përkujtohen Dëshmorët: Hamdi (Ibish) Berisha, Kasim (Rexhep) Shala

Në 23 vjetorin e përjetësimit në altarin e atdheut përkujtohen dëshmorët: Hamdi Berisha dhe Kasim Shala

Me rastin e përvjetorit të 23 vjetorit të përjetësimit në altarin e atdheut të Dëshmorëve të Kombit: Hamdi (Ibish) Berisha, Kasim (Rexhep) Shala me 27 janar të vitit 2022, në orën 11:00, homazhet do të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë për shkak të pandemisë covid19. Të përkujtojmë me këtë rast se me 26 janar të vitit 1999, në acar e dëborë, Kasim Shala së bashku me shokët e tij të luftës sërish mësyn drejt Shqipërisë, me qëllim të furnizimit me armatim. Një ditë më vonë, rreth orës 23, duke kaluar urën në fshatin Bishtazhin, së bashku me shokun e tij Hamdi Berisha, bie në pritë të forcave policore serbe, të cilat kishin dijeni për rrugëtime të tilla të luftëtarëve Në këtë pritë, këta dy trima bien heroikisht. Me respekt familjarët! Lavdi e përjetshme Dëshmoreve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

AKP

Bordi i AKP-së miratoi listën me shfrytëzues të tokave të ndërmarrjes së re, “Agrokosova”

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje ku diskutoi në lidhje me …