leoni

23 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Në 25-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e parë të UÇK-së: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

Në 25-vjetorin e rënies, me aktivitete të ndryshme tematike e përkujtimore sot  përkujtohen me nderim e respekt, dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.  Më 31 janar të vitit 1997, ata kanë rënë në një pritë të Policisë serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …