Në 75 vjetorin e rëniës heroike të Shaban Palluzhës, kryetari Thaçi e dekoron me Urdhërin “Hero i Kosovës”

Në 75 vjetorin e rëniës heroike të Shaban Palluzhës, kryetari Thaçi e dekoron atë me Urdhërin “Hero i Kosovës”

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të premten është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Shaban Polluza, në 75-vjetorin e rënies se tij. Në këtë akademi, Thaçi, e ka vlerësuar lartë kontributin e heroit Shaban Polluzha për lirinë e Kosovës. Ai ka thënë se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, si dhe radhitja në bllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve të Kosovës, vullnet ky i shprehur në Konferencën e Bujanit. Më këtë rast kreu i shtetit ka ndarë çmimin hero i Kosovës komandantit Shaban Polluzha. Ndërsa historiani Maren Lengverli, ka folur për aktivitetin politik dhe ushtarak të Polluzhës si dhe për vrasjen e tij. Ai ka thënë se Shaban Polluzha, kishte ditur t’i orientojë drejt aspiratat e kombit, duke u sakrifikuar për këto aspirata. Shaban Polluzha kishte rënë heroikisht në Tërstenik të Drenicës, 75 vjet më parë. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë familja Polluzha, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …