Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka anuluar zyrtarisht tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka anuluar zyrtarisht tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën e Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se projekti i autostradës Prishtinë- Gjilan do të vazhdojë, dhe të njëjtit do t’i jipet një ritëm i ri. “Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse. Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …