Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hap porta e demokracisë për Kosovën

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hap porta e demokracisë për Kosovën

Deputeti Partisë Socialiste të Shqipërisë, Namik Dokle, ka deklaruar se pranimi i Kosovës në Asamblenë e Parlamentit të Këshillit të Evropës është një arritje historike. “Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hap porta e demokracisë për Kosovën: duke filluar nga sesioni më i afërt, Kosova do të ketë delegacionin e saj, me tre anëtarë dhe tre zëvendësues, përfaqësues të forcave politike të Kuvendit, por çka është më e rëndësishme, përfaqësues të një populli martir, që aq shumë sakrifikoi për lirinë dhe pavarësinë e vet! Arritje historike! Frymëzim dhe përgjegjësi për të ecur në rrugën e integrimit evropian!”, shkruan Dokle  me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …