Në Bruksel edhe sot pritet që të vazhdojnë bisedimet për targat në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Në Bruksel edhe sot pritet që të vazhdojnë bisedimet për targat në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë

Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel ka përfunduar të mërkurën takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës. Burime të Bashkimit Evropian kanë thënë për Radio Evropa e Lirë në Bruksel, se negociatat pritet të vazhdojnë edhe sot, më 30 shtator. Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ndryshe dje, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi edhe nuk e ka dhënë pëlqimin.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …