Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve, Dervish Shaqa e Demush Neziri. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nënkryetari, z. Sami Cacaj familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, e qytetarë të shumtë të komunës së Deçanit e më gjerë. Kryetari Ramosaj ka bërë një falënderim të veç̧antë për të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe dhuruan, njëkohësisht ju dëshiroj shumë suksese në Natën Finale të Festivalit.

May be an image of 1 person, crowd, street and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore

Komuna e Deçanit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore, …