leoni

Në Deçan sot është bërë përurimi i librit "Ah Shqipni...mos thuj mbarova" të autorit Bajram Halil Gashi

Në Deçan sot është bërë përurimi i librit “Ah Shqipni…mos thuj mbarova” të autorit Bajram Halil Gashi

Sot në ambientët e Kuvendit Komunal të Deçanit është bërë përurimi i librit “Ah Shqipni…mos thuj mbarova” të autorit Bajram Halil Gashi. Fillimisht për të pranishmit u emërtua kënga Ah Shqipni mos thuj marova, e kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa. Një historik për këtë e lexoi publicisti Adem Lushaj. Kryetari Ramosaj në përshëndetjen e tij tha: në emër të gjithë qytetarëve e falenderojmë autorin për ketë libër. Kur flitet për Dervish Shaqen e Demush Nezirin kujtojmë dimensionin se sa vështirë ka qenë e kaluara e jone dhe një krenari e ligjshme për njerëzit tanë siç ishin Dervish Shaqa e Demush Neziri e të tjerë. Ne mburremi me komunitetin artistik, ne u rritem të frymëzuar me kënget e këtyre brezave. Prof. Imer Gashi në vështrimin e tij për librin tha ky libër shtrihet mes deshmive reale, të hitorisë dhe faktografisë. Trajtohet jeta e Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit. Siç dëshmon vet autori këtu pasqyrohet jeta e tyre por edhe të tërë Dukagjinit. Trajtimi i zakoneve të odave per personalitete atdhetare. Nimon Muqaj, kryepersonazh i librit, para të pranishmeve shpalosi biografinë e shumë personazheve nga treva e Dukagjinit. Redaktori i librit Kadri Tarelli, në fjalen e tij tha se libri kushtuar këtyre rapsodeve që përurohet në Deçan, që në nisje kam ndjekur punën pesë vjeçare të autorit. Jehona e kënges se tyre u ndie në radio dhe televizion. Vlera e tyre dëgjohej në mbarë shqiptarinë, kënga e tyre i shqeu kufijtë. Artisti Emir Dizdari ndau disa kujtime që i kishte pasur me grupin e Rreshbullit. Kujtimet e mia janë të drejtëperdrejta me këta rapsod. Ishin talente të rralla përfshirë edhe Merushe Badolli. Në fund autori Bajram Halil Gashi i falënderoi të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …