Komuna Deçan

Në Deçan do të filloj Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’ 

Komuna e Deçanit, njoftojnë të gjithë qytetarët e sajë se: në bazë të planit vjetorë  të Batalionit të Dytë të FSK-së  më njësitin  e sajë do të realizohet  Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’. Ky ushtrim fushorë do të mbahet më dt. 19, 20 dhe 21 Qershor (e hënë , martë dhe mërkurë)  2017  në qytetin e Deçanit. Në këtë ushtrim fushorë do të marrin pjesë: Komuna e Deçanit, FSK-ja, Policia, Njësiti i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq  dhe  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan. Qëllimi i ushtrimit është profesionalizmi i FSK-së  dhe agjensioneve tjera emergjente lokale në rast të fatkeqësive natyrore. Njoftohen qytetarët se gjatë këtyre tri ditëve do të ketë lëvizje të shtuara të FSK-së, Policisë, Njësitit të Zjarrfikësve dhe automjeteve tjera zyrtarë. Kjo bëhet  në kuadër të Ushtrimit Fushorë  dhe planeve operativë të parapara. Ushtrimi Fushorë mbahet në ish pronën e ndërmarrjes ,,Gjeravica ’’ e cila gjendët në rrugën e transitit  Deçan-Llukë e Epërme  dhe në qendër të Deçanit. Kërkohet nga qytetarët mirëkuptim sepse kohë pas kohe do të ketë edhe bllokim të rrugëve për qarkullim të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …