Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Diasporës, në Deçan u organizua një mbrëmje letrare e dedikuar promovimit të krijimtarisë së autorëve, Leonora Lokaj dhe Izet Musaj.
Gjatë këtij aktiviteti u promovuan veprat “Lufta” dhe “Rreze drite nga dritarja e tempullit të dijes”, të cilat sollën para të pranishmëve vlera letrare, kulturore dhe mesazhe të rëndësishme përmes fjalës së shkruar.
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të librit, kulturës dhe krijimtarisë artistike, duke pasuruar programin e Javës së Diasporës në Komunën e Deçanit.
Komuna e Deçanit falenderon të gjithë autorët, pjesëmarrësit dhe dashamirët e librit që kontribuuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë kulturore.