Sot, në përvjetorin e rënies heroike, është përkujtuar dëshmori i kombit Shefqet Shala nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt. Në homazhe mori pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i cili në një postim të tij në Facebook ka shkruar
“Përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së dëshmorit Shefqet Shala nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt.
Ai ra për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një emër që do të kujtohet me krenari nga familja, miqtë e bashkëluftëtarët. Kujtimi për dëshmorët tanë është obligim dhe përgjegjësi për ta ruajtur të gjallë historinë e lirisë sonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Shefqet Shala dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”!