Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për muajin korrik 2026, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës, z.Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.
Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Skenderajt për vitin 2025, dhe plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm;
5. Raporti financiar gjashtëmujor janar – qershor 2026;
6. Raporti gjashtëmujor i Këshillit për siguri në bashkësi për periudhën janar – qershor 2026;
7. Propozim – Vendim për miratimin e raportit përfundimtar nr.02-052/01-0027129/26, i datës: 15.07.2026, i hartuar nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve si pasoj e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera për periudhën Janar – Qershor 2026, dëme të shkaktuara në bujqësi, në territorin e Komunës së Skenderajt, ne vlerë totale 141,926.39 Euro;
8. Propozim – Vendim për caktimin e lokacionit për objektin e Ndërmarrjes Eko – Natyra;
9. Propozim – Vendim për shfuqizimin e vendimit për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare në shumë prej 5,000€ për mbështetje financiare për konferencën ndërkombëtare nga platforma Liria ka Emër;
10. Pyetjet e këshilltareve nën pikën të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.