Në ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit, Carrabregu dhuron Gjak

Me homazhe dhe vendosje të kurorave më lule janë përkujtuar Dëshmorët e fshatit Carrabreg i Epërm i komunës së Deçanit. Homazhe kanë bërë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari  Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, deputet, FSK , Polici e Kosovës, familjarë dhe qytetar të shumtë. Për të kujtuar ata që jetën ia falën kësaj tokë ky fshat tashmë ka shndërruar në traditë dhurimin e gjakut pikërisht në këtë ditë. Tradita vazhdon për banorët e fshatit Carrabreg të cilët tashmë në ditën e Dëshmorëve të këtij fshati tradicionalisht bëjnë edhe dhurimin e gjakut, e jo vetëm banorët e këtij fshati dhurojnë gjake, por edhe nga të gjitha fshatrat dhe qyteti i Deçanit. Ashtu siç dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës, dëshmorët e fshatit, ashtu edhe ne do japim gjakun tonë që të shpëtojmë jetëra të njerëzve, deklarohen qytetarët e shumtë të cilët prisnin në radhë për dhurimin e gjakut në fshatin Carrabreg, që së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë shënuar edhe përvjetorin e dëshmorëve dhe të rënëve të këtij fshati, për lirinë e Kosovës. Solidariteti për dhurim të gjakut është akt madhor, sepse kemi raste të shumta që jeta e qytetarëve varët nga një pikë gjaku, ndaj me të drejtë thuhet se një pikë gjak e dhuruar është një shpëtim jete.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …