Në Ditën Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta institucionet zotohen për gjithëpërfshirje

Në Ditën Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta institucionet zotohen për gjithëpërfshirje

Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyrës së kryetares, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott, dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kanë nënshkruar panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Osmani ka kërkuar që edhe personat me nevoja të veçanta të jenë pjesë e proceseve. Ajo ka thënë se këto nuk mund të bëhen pa politika gjithëpërfshirëse. Tutje Osmani ka thënë se për personat me nevoja të veçanta në Kosovë është bërë shumë pak. Ambasadori britanik Nicholas Abbot ka thënë se do të përkrahen këta fëmijë me tabletë për nevojat e tyre. Edhe Murat Sahin nga UNICEF-i ka thënë se këta fëmijë nuk do të mbeten pa mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …