Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Moment historik, Britania e Madhe miraton vaksinën Pfizer / BioNTech Covid për shpërndarje nga java e ardhshme

E përditshmja britaneze “The Guardian”, me datën 2 dhjetor 2020 vërteton këtë lajm të shumëpritur. Britania e Madhe është vendi i parë perëndimor që licencon një vaksinë kundër Covid, duke hapur rrugën për imunizimin masiv me vaksinën Pfizer / BioTech që të fillojë javën e ardhshme për ata që janë më në rrezik.

Vaksina është autorizuar për përdorim urgjent nga Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), përpara vendimeve nga SHBA dhe Evropa. MHRA e dhe pëlqimin për të miratuar vaksinën nga qeveria sipas rregullave të veçanta përpara 1 Janarit, kur ajo do të bëhët plotësisht përgjegjëse për autorizimin e barërave në MB pas Brexit.

Dozat e para të mbërrijnë në ditët në vijim, tha kompania. MB ka blerë 40 milion doza të vaksinës, e cila është provuar të ketë efikasitet 95% në provat e saj përfundimtare.

Një zëdhënës i deparatamentit të Shëndetit Social tha: “Qeveria ka pranuar sot rekomandimin nga MHRA për të aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech Covid-19 për përdorim”.

Kjo pason disa muaj prova rigoroze klinike dhe një analize të plotë të të dhënave nga ekspertët e “MHRA të cilët kanë arritur në përfundimin se vaksina ka përmbushur standardet e saj të rrepta të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit”.

“Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin së shpejti gjithashtu do të publikojë këshillat e tij të fundit për grupet prioritare për të marrë vaksinën, duke përfshirë banorët e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor, të moshuarit dhe klinikisht jashtëzakonisht të prekshëm. Vaksina do tëvihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme”.

Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se dozat e para do të lëshohen për njerëzit më të rrezikuar. MB do të kishte në dispozicion 800,000 doza javën e ardhshme tha ai.

Ky është një lajm fantastik, MHRA ka autorizur klinikisht vaksinën për shpërndarje. NHS është gati për ta realizuaratë, tha ai për Sky News.

“Nga fillimi i javës tjetër do të fillojmë programin e vaksinimit të njerëzve kundër Covid-19 këtu në këtë vend, MHRA e ka aprovuar  atë si të sigurt klinikisht dhe ne e kemi këtë vaksinë , kështu që është një lajm shumë I mirë”.

Hancock tha se hedhje e vaksinës në MB ishte “sfiduese” sepse duhej të mbahej në temperaturën -70C. Një rrjet prej 50 spitalesh ishte gati për të dhënë hapin e parë, tha ai, dhe po ndërtoheshin qendra të specializuara vaksinimi.

Hancock tha për BBC News se secili person do të kishte nevojë për dy doza dhe “pjesa më e madhe” e porosisë 40 milion pritej të ishte në dispozicion në vitin e ri.

Ai shtoi: “Qëllimi do të jetë të vaksinohen NHS në të gjithë MB aq shpejt sa kompania mund të prodhojë. Kjo do të ndihmojë në shpëtimin e jetës. Pasi të kemi mbrojtur të prekshmit, do të na ndihmojë të gjithë të kthehemi në normalitet dhe t’u kthehemi disa prej gjërave  që duam”.

Hancock i tha BBC News që nga Pashkët e vitit të ardhshëm vendi mun të kthehej në një normalitet  dhe tregoj se asnjë kufizim nuk do të nevojitej deri në verën e vitit 2021. Ai tha: “Kështu që shumë familje kanë vuajtur, përfshirë edhe familjen time. Jam thjesht i kënaqur…2020 ka qenë thjesht e tmerrshme dhe 2021 do të jetë më mirë. Ndihma është në rrugë e sipër me këtë vaksinë – dhe ne tani mun të themi atë me siguri sesa me të gjitha paralajmërimet që ne normalisht duhet të të vendosim rreth kësaj”.

“Unë kam besim tani, që nga pranvera – nga Pashkët e tutje – gjërat do të jenë më mirë. Ne do të kemi një verë vitin e ardhshëm që të gjithë mund ta shijojnë. Midis kësaj dhe atëherë ne duhet të mbajmë vendosmërinë tonë”.

Albert Bouria, kryetari dhe shefi kzekutiv i Pfizer shtoi: “Autorizimi i sotëm i përdorimit të urgjencës në MB shënon një moment historik në luftën kundër Covid-19. Ky autorizim është një qëllim për të cilin  kemi punuar që kur kemi deklaruar  për herë të parë se shkenca do të fitojë dhe ne e duartrokasim MHRA për aftësitë e tyre, për të kryer një vlerësim të kujdesshëm, për mbrojtjen e njerëzve në MB”.

Pfizer dhe BioNtech thonë se rrjeti tyre i kombinuar i prodhimit ka potencialin të furnizojë globalisht deri në 50 milion doza vaksinash në 2020 dhe deri 1.3 miliardë në fund të 2021.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …