Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë Deçani nderon Jetmir Avdiu, nga Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, me mirënjohje si punëtor i dalluar për vitin 2019/2020 në Komuna e Deçanit, është nderuar Jetmir Avdiu, nga Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër. Dita e Shërbyesve Civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit. Këtë vit ndër 63 mirënjohje në nivel vendi për kontributin dhe angazhimin e nëpunëseve të dalluar kjo mirënjohje në komunën e Deçanit i takoi dikasterit për Gjeodezi dhe Kadastër. Ky vlerësim bëhet nga MPB-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …