Avokat, Tahir Rrecaj

Tahir Rrecaj: Dorëzimi i aktakuzës kundër Thaçit e Veselit është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës

Avokati, Tahir Rrecaj, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Ai tha se dorëzimi është bërë me rastin e përfundimit të hetimeve. “Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës. Më pas ai e vlerëson se në rast se ka prova të mjaftueshme për të kaluar në shqyrtim gjyqësor. Në rast se konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar në shqyrtimin gjyqësor, nëse jo gjyqtari e hedh poshtë aktakuzën. Nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur do të bëhet vlerësimi”, ka thënë Rrecaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …