Në fshatin Penuhë të Podujevës u zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorit Shefki Kuleta

Sot në fshatin Penuhë të Podujevës u zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorit Shefki Kuleta, me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Shefki u kontaktet para me UÇK I vendosi në Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë përmes eprorit Fatmir Humolli. Më pas, në korrik të vitit 1998, shkon në bazën rekrutuese në Bajgorë, ku ka kryer edhe stërvitjet e nevojshme ushtarake së bashku me disa bashkëluftëtarë niset për në Shqipëri me qëllim të sjelljes së armatimit për pjesëtarët UÇK-së. Pas Betejës së njohur të Kaqanollit, më 15, 16 e 17 shtator 1998, Shefkiu u bashkohet shokëve të luftës. Pas themelimit dhe zgjerimit të strukturave ushtarake në ZOLL, formohet edhe njësiti “Kështjella -26”, që vepronte në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë – Besianë (në fshatin Shpat). Gjatë kësaj kohe Shefkiu angazhohet për të kryer edhe shumë punë të tjera që kërkohej të mbaheshin vazhdimisht lidhje me qytetin e Prishtinës. Shefkiu mori pjesë në shumë beteja të zhvilluara në Zonën e Llapit, ndërsa herën e fundit ishte përgjegjës i njësitit “Kështjella – 26”. Në ditën e pranverës, 21 mars 1999 pushtuesi serb ndërmerr një ofensivë të ashpër në trevën e mbuluar nga Zonën Operative e Llapit. Shefkiu përsëri ishte në vijën e parë të frontit dhe iu kishte afruar shumë afër pozicioneve të armikut me mortajë dore dhe me automatik. Në këtë betejë ai bie heroikisht në fushën e nderit, në fshatin Penuhë të Podujevës. Pllaka përkujtimore në fshatin Penuhë u vendos me iniciativën e dy të rinjëve Abdyl Zhdrella dhe Kujtim Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …