Në fshatin Vërboc të Drenasit zbulohet pllaka përkujtimore e 42 dëshmorëve dhe 280 martirëve

Në fshatin Vërboc të Drenasit zbulohet pllaka përkujtimore e 42 dëshmorëve dhe 280 martirëve

Për nder të festave të nëntorit, në fshatin Vërboc të Komunës së Drenasit, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të 42 dëshmorëve e 280 martirëve të fshatrave; Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Dashec, Baks dhe fshatrave përreth që ishin vrarë nga forcat serbe në fund të prillit dhe fillim të majit të vitit 1999. Pllaka përkujtimore është rregulluar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Vendosja e kësaj pllake është bërë pranë lapidarit të Komandantit, Ilaz Kodra. Në përurimin e saj morrën pjesë: kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjar e shumë qytetarë

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …