Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Fritsch

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Fritsch

Në Gjykatën Speciale, në Hagë ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Friq në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në fillim të seancës, dëshmitari është marrë në pyetje nga prokurorja Vega Iodice, e cila është fokusuar në uniformat anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (gjatë periudhës derisa KFOR-i ishte me mision në Prizren nga 13-14 qershorit 1999. Fillimisht, dëshmitarit iu ka  prezantuar një video në të cilën është thënë se dukej një person me uniforma të zeza për të cilat, ai ka thënë se relativisht shpesh ka parë veshje të tilla. Johan Fritsch ka thënë se nuk është i sigurt se cilat formacione i përdornin këto uniforma, por që mendon se i përdorte policia ushtarake e UÇK-së. Kishte përzierje të ndryshme të uniformave të pjesshme. Kishte persona që ishin të veshur me të zeza, disa kishin të veshur me lara-lara, disa ishin të veshur me uniforma të përziera e të tjerë. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre kishin një shenjë dalluese e që ishe shqiponja e zezë”, ka thënë Fritsch. “Kur forcat e KFOR-it u futën në Kosovë, pala jugosllave duhej te tërhiqej sipas marrëveshjes nga Kosova brenda pak ditësh. Forcat  e KFOR-it po futeshin ne Kosovë dhe për një periudhë të shkurtër kohore ekzistoi një lloj vakumi dhe UÇK-ja donte që ta mbushte këtë vakum…”, ka thënë Fritsch, duke shtuar se në ditët e para kishte prani të madhe të UÇK-së në qytet, ndërsa më vonë u pakësuan.

Kontrolloni gjithashtu

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara …