Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në Hagë, po dëshmon, ish pjesëtari i saj, Kurtesh Fondaj

Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në Hagë, po dëshmon,  Kurtesh Fondaj. Ai është dëshmitari i 73-të i Prokurorisë në Gjykatë. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga Zyra e Prokurorisë, në Gjykatë, bëhet e ditur se Kurtesh   Fondaj ishte pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Sipas Prokurorisë ai ka njohuri për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Dëshmitari me numër 4744 është ish-ushtar i UÇK-së dhe do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ka thënë prokurori, Metju Halling në seancën e së hënës. Pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi,e Rexhep Selimi, u arrestuan më 4 e 5 nëntor 2020, nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: LVV pritet të forcohet në 53 mandate, gara e ngushtë mes PDK-së dhe LDK-së për ulësen e fundit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Eugen Cakolli, ka komentuar zhvillimet e fundit …