Në Indi po vazhdon të mbretëroj gjendje tejet e rëndë nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona

Në Indi po vazhdon të mbretëroj gjendje tejet e rëndë nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Ministria e Shëndetësisë në Indi njoftoi të shtunën mbi 401 mijë raste të reja infektimesh dhe afro 4 mijë e 200 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një ekspert i shëndetësisë ka thënë se rritja tejet e madhe e numrit të infektimeve është pasojë e një varianti të ri të virusit korona i cili është shumë më ngjitës. Zëri i Amerikës njofton se një analizë e sekuencës gjenetike e varianteve të koronavirusit që dominojnë aktualisht në Indi tregon se varianti britanik dhe varianti vendas me dopio mutacione, i njohur si Maharashtra, janë shkaktarë të shtimeve akute të infektimeve në qytetin teknologjik Bengalore. Këtë njoftim e bëri një nga 10 laboratoret studimore në Indi që po analizon shkaqet e valës akute të përhapjes së koronavirusit në vend. Infektimet po përhapen tani nga qytetet me popullatë të dendur në zonat rurale ku jeton afro 70% e popullsisë prej 1.3 miliardë banorësh.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …