Halili: 70 për qind e stafit shëndetësor të QKMF-së kanë kaluar virusin dhe mbi 60% e stafit janë vaksinuar

Halili: 70 për qind e stafit shëndetësor të QKMF-së kanë kaluar virusin dhe mbi 60% e stafit janë vaksinuar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili ka deklaruar se 70 për qind e stafit shëndetësor kanë kaluar virusin dhe mbi 60% e stafit janë vaksinuar. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka deklaruar se QKMF-ja ka pasur sfidat e veta, virusin e kanë kaluar 70% e stafit shëndetësor, do të thotë me një mungesë të tillë të punëtorëve gjatë kësaj kohe të pandemisë ka qenë mjaft sfiduese, duke arritur t’i kryejmë shërbimet e duhura, këtu edhe falë mbështetjes së komunës së Prishtinës që na ka lehtësuar me staf mbështetës. Në aspektin financiar mendoj që Komuna e Prishtinës gjendet në një situatë relativisht të mirë, sa i përket mbulimeve të shpenzimeve kapitale, shpenzimeve, andaj nuk kemi ndonjë vërejtje në qeverisjen komunale sepse na ka përkrahur neve dhe duke ofruar disa shërbime që për sektorin privat janë shumë të kushtueshme, testet serologjike që janë ofruar falas për qytetarë, D-dimeri një analizë mjaftë e kërkuar nga qytetarët, dhe shërbime tjera”, ka deklaruar mes tjerash, Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …