DAM: Krenar që iu bashkuam FSK-së në Kuvajt, jemi më të fortë së bashku

Përmes një shkrimi në Twitter, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur se ndjehen krenar që nç Kuvajt shërbejnë bashkë me Forcë e Sigurisë së Kosovës. “Departamenti i Mbrojtjes është krenar që iu bashkuam FSK-në nga Kosova në bashkëpunimin e saj të parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët nga Kosova do të fitojnë përvojë reale në mekanikë dhe logjistikë duke punuar me ushtrinë amerikane. Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Mbrojtjes. Ndërkohë, edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett u shpreh se ky bashkëpunim dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të mbrojtur jo vetëm territorin e saj, por edhe për përgjegjësi jashtë Kosovës. “Vendosja e përbashkët në Kuvajt e FSK-së nga Kosova dhe ushtrisë amerikane është një moment historik i vërtetë, jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale’’, ka shkruar ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …