Brickos

Në janar të këtij viti, në muajin e parë të liberalizimit të vizave, 150 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova

Kryetari i sindikatës së sektorit privat Jusuf Azemi, është cituar të ketë deklaruar se në janar të këtij viti në muajin e parë të liberalizimit të vizave, 150 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova.  Policia e Kosovës ndërkohë, e ka konfirmuar për RTV 21 se nëpër kufijtë tokësor kanë dalë mbi 840 mijë qytetarë apo 100 mijë më shumë se sa në muajin e njëjtë të vitit 2023. Edhe aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ka shënuar rritje të udhëtarëve dhe të fluturimeve. Po bëhen më shumë se 30 ditë që kur Kosova fitoi të drejtën për lëvizje të lirë në zonën shengen dhe një numër i madh i qytetarëve vlerësohet të kenë dalë nga Kosova. Disa për vizita familjare e disa edhe për qëllime të tjera. Por, sindikatat në Kosovë flasin për siç thonë shifra të frikshme të largimit të qytetarëve. Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se mijëra të rinj kanë lëvizur nga Kosova, edhe për shkak të trajtimit,  të padinjitetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …