Në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Prishtinë, sot u certifikuan pjesëtarët e FSK-së, të cilët kishin mbajtur trajnimin për media të realizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi që të njoftohen në fushën e medias dhe të komunikimit masiv; njohuri, këto të cilat do të mund t’i përdorin gjatë realizimit të detyrave të tyre, në FSK. Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin: drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, drejtoresha ekzekutive e IKMK-së Kaltrina Ajeti, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Zyrës së Informimit, nënkolonel Vëllazërim Qerimi.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …