Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 51 persona të infektuar me virusin korona, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, derisa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negative . Gjendja e pacientëve është si vijon: Nga 47 pacientët e infektuar, 40 pacientë janë në gjendje stabile, 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë. Nga njoftimi paraprak, është bërë e ditur se, sot më 06 prill, në Klinikën Infektive në Repartin e Mjekimit Intensiv kanë ndërruar jetë dy pacientë.  Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …