Në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës është miratuar projektligjin për TVSH-në

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës është miratuar projektligjin për TVSH-në

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar projektligjin për TVSH-në, ku ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur para anëtarëve këtë projektligj. Hamza me këtë rast tha se janë bërë shumë ndryshime në të. “Librat janë liruar nga TVSH-ja në tërësi, shuma e kreditimit nga 3000 në 1000 për rimbursim për të ushtruar biznes më mirë, zbritje në pasuri të luajtshme, është ndryshuar ngarkesa e kundërt e TVSH-së, janë thjeshtësuar kontrollet e tatimit të shtuar për të lehtësuar bizneset. Vlen të theksohet se të gjitha institucionet kanë qenë të përfshira në projektimin e këtij projektligji dhe kërkojë mbështetjen tuaj”, tha Hamza. Anëtarët e këtij komisioni e mbështeten këtë projektligj me 7 vota për dy abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …