Brickos

Republika Çeke e mbështet Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës

Republika Çeke e mbështet Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës-ministri, Burim Ramadani po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke. Ata  janë pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale, z. Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, z. Martin Koshatka. Gjatë takimit të përbashkët, ata i kanë  informuar zyrtarët e lartë çekë për procesin e tranzicionit të FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtjes, duke qartësuar objektivin e Qeverisë së Kosovës dhe procedurat e rregullta parlamentare për këtë proces. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shpjegoi rrjedhën e procesit të transicionit të FSK-së, duke filluar nga zhvillimi i kapaciteteve trajnuese dhe të doktrinës. “Transicioni i FSK-së do të ketë tri faza të zhvillimit dhe do të realizohet në përputhje me planin afat-gjatë, transparent dhe të koordinuar, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë të jetë institucioni multietnik, profesional dhe model në vend dhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera gjenerali Rama.

Ndërsa, zëvendësministri për Siguri dhe Çështjet Multilaterale, z. Martin Povejshil dhe zëvendësministri dhe drejtori i Departamentit për Evropën Jugore dhe Juglindore, z. Martin Koshatka kanë shprehur mirëkuptimin e Republikës Çeke, për procesin e transicionit të FSK-së, duke theksuar mbështetjen për thellimin e marrëdhënieve bilaterale. Vizita në Pragë e delegacionit të FSK-së, realizohet në kuadër të kampanjës informuese për transicionin e FSK-së, aktivitet ky, që ka filluar në pranverë të vitit 2018, dhe do ta vazhdojë edhe në shtetet tjera anëtare të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …