Thaçi: Këto ditë i kujtojmë ditët lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të

Në kuadër të forumit “Globsec2019”, në Bratisllavë, kryetari Thaçi bisedon me diplomatë të huaj

Në kuadër të forumit “Globsec2019” që po mbahet në Bratislavë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë disa takime me diplomatë të huaj. Ai sot do të ketë një takim me Philip Reeker, zëvendëssekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi.Pas këtij takimi Thaçi do të jetë pjesë e panelit në forumin “Globsec2019”, që pritet të fillojë pas orës 12:00.  Po ashtu, në kuadër të vizitës në Sllovaki, Thaçi pas forumit do të ketë edhe një takim me senatorin, Ronald Johnson, takim i planifikuar prej orës 16:30.Ndryshe, kreu i shtetit dje para nisjes për Sllovaki, theksoi se në Bratislavë nuk do të ketë takim të veçantë me homologun serb Aleksandër Vuçiq, veçse do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi në kuadër të panelit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …