Në kuadër të vizitës në Amerikë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”. Përmes një postimi Haradinaj ka vlerësuar rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare. E vlerësoj  rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …