Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme do të votohet në lexim të parë buxheti për vitin 2019

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme do të votohet në lexim të parë buxheti për vitin 2019. Sipas projektimeve nga ministria e Financave, pritet të ketë rritje të dukshme të buxhetit për sektorin e sundimit të ligjit. Po ashtu, rritje do të ketë edhe në arsim dhe shëndetësi, ndërkaq që rritja e tërësishme e buxhetit pritet të jetë rreth 4.7 për qind. Mirëpo, koalicioni qeverisës ende nuk dihet nëse i ka votat e mjaftueshme për kalimin e këtij projekt buxheti. Në seancën e kaluar ku u mbajtën diskutime të gjata rreth ndarjeve buxhetore për vitin 2019, opozita pati shumë vërejtje. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte thënë se ky buxhet nënkupton gërryerje të fondit të privatizimit. Ai po ashtu ka kritikuar faktin që sipas tij në këtë buxhet përfshihet shumë dy herë më e madhe për Qeverinë se sa për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës. Përkrahje për buxhetin, ashtu si për ekipin dialogues nuk ka dhënë as partia e Shpend Ahmetit, PSD-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu kishte thënë se projekt buxheti për këtë vit është i njëjtë me atë të vitit të kaluar. Problem tjetër, Sejdiu e kishte cilësuar edhe deficitin tregtar, si dhe vlerën e madhe të importit të mallrave. Kundër kishte dalë edhe partia më e madhe opozitare në vend, LDK-ja. Nga deputetë të këtij subjekti ishte kritikuar fakti që në projekt buxhet nuk ka plan afatgjatë tre vjeçar për Ushtrinë e Kosovës. Seanca ku pritet që në lexim të parë të kryhet votimi për buxhetin e vitit 2019 do të fillojë në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …