Në Malishevë filloi mbajtja e testit të arritshmerisë

Në Malishevë, sikur edhe në tërë vendin, ka filluar mbajtja e testit të arritshmerisë. Në Komunën e Malishevës, këtij testi do ti nënshtrohen  1402 nxënës, të cilët e kanë përfunduar klasën e nëntë, ndërsa ky test është duke u mbajtur në tri qendra shkollore, në sh.f.m.u. “Ibrahim Mazreku”, në Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, të gjitha në Malishevë.

Sipas Enver Mazrekut, zyrtar në Drejtorinë Komunale për Arsim dhe Edukim, “testi i arritshmerisë ka filluar me kohë, në ora 10:00 dhe procesi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme”.

Testi i arritshmerisë në Komunën e Malishevës, është administruar nga 125 administrator, ndërsa monitorohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …