Filloi asfaltimi i rrugëve në Mirushë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, të shtunën ka filluar asfaltimi i rrugëve, brenda fshatit Mirushë, përkatësisht asfaltimi i një pjese të rrugëve, e cila i lidh lagjet me rrugën kryesore të fshatit, dhe me rrugën Malishevë-Gurbardh. Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kryetari Begaj, ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, të cilët përveç inspektimit të kryerjes së punimeve, janë takuar edhe banorët e kësaj pjese të Mirushës, të cilët i kanë uruar për rregullimin e rrugëve.

Rrugët që po asfaltohen në Mirushë, kanë qenë në pjesën me një pozitë jo të mirë, për shkak të thyerjes së terrenit dhe rrjedhimisht edhe qarkullimi i banorëve ka qenë i vështirësuar.

Sipas drejtorit për urbanizëm, Ahmet Morina, rrugët që po shtrohen në Mirushë, kanë një gjatësi prej 1.2 km dhe ky projekt është në kuadër të projekteve komunale, për rregullimin e infrastrukturës dhe financohet nga buxheti komunal i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …