Implementohet plotësisht Ligji për transportin rrugorë

Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe inspektoratet komunale, kanë mbajt takimin e radhës lidhur me transportin ilegal të udhëtarëve, ku temë boshte ishte implementimi i ligjit të transportit rrugor dhe i rregulloreve komunale të transportit. Po ashtu u diskutua edhe për eliminimin e transportit ilegal me kombibus dhe vetura të vogla të cilat operojnë në segmente të caktuara siç janë në drejtimin e Besianës, Mitrovicës, Drenasit, etj.

Temë diskutimi, në këtë takim, ishin edhe angazhimet e përbashkëta në nivel qendror me nivelin lokal dhe Policinë e Kosovës. Po ashtu u bisedua edhe për aksionet e përbashkëta të deritanishme dhe si konkluzë e takimit doli që komunat e këtyre dy rajoneve, nga data 25 maj 2016, në bashkëpunim me policitë e rendeve të stacioneve të tyre policore, ta vazhdojnë aksionin për eliminimin e transportit ilegal duke e implementuar plotësisht ligjin për transportin rrugor 04L-179 dhe rregulloret komunale për transport, që nënkupton edhe konfiskimin e këtyre automjeteve që veprojnë ilegalisht. Takimi i përfaqësuesve të MI-së, Policisë së Kosovës dhe një përfaqësues komunal i Prishtinës do të mbajnë një takim me këshillin gjyqësor të Kosovës rreth angazhimit të gjykatave kundërvajtëse në implementimin e ligjit.

Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e MI-së, të prirë nga zv.ministri, Hanefi Muharremi, inspektoratet komunale të rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës, Policia e Trafikut Rrugor dhe policitë e rendit të rajonit të Prishtinës dhe Mitrovicës.

Përfaqësuesit nga gjyqësori i Prishtinës dhe Mitrovicës, edhe pse ishin të ftuar, munguan në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …