Fondi për të drejtën humanitare

FDH: Shqiptarët po diskriminohen në komunën e Medvegjes e Bujanocit ku dikur ishin shumicë

Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi ka reaguar  lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast, shqiptarëve u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale dhe të drejtat tjera, si shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimi, dhe e drejta votimit. Këtë organizatë në muajt e shkuar e kanë kontaktuar shumë banorë të kombësisë shqiptare në Komunën e Medvegjës, për të treguar lidhur me praktikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të cilat në vitin e fundit u janë drejtuar kryesisht qytetarëve me kombësi shqiptare që jetojnë në këtë Komunë. Ministria e Brendshme e Serbisë gjatë vitit të kaluar ka lëshuar një numër të madh vendimesh për qytetarët e kombësisë shqiptare nga kjo Komunë, me të cilat u pasivizohet vendbanimi i deritanishëm, pasi që paraprakisht pas verifikimeve në terren është vërtetuar se gjoja personat në fjalë nuk banojnë në këto adresa. Personat e tillë pas këtyre vendimeve nuk kanë të drejtë të nxjerrin dokumente personale apo të vazhdojnë vlefshmërinë e të vjetrave, por humbin edhe një sërë të drejtash tjera të cilat normalisht i gëzojnë me vendbanim (shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimin), si dhe mund t’iu rrezikohet edhe e drejta e votës. Vendimet e Qeverisë së Serbisë  cilat i posedon FDH kanë të bëjnë me persona të lindur në Medvegjë dhe fshatra përreth që i përkasin kësaj komune. Disa nga këta persona në vitet 1999-2001 për shkak të represionit të qeverisë së atëhershme kanë ikur në Kosovë, por shumica e tyre kalojnë një kohë të caktuar në shtëpitë e tyre të lindjes, pra në Medvegjë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …