Në moshën 82-vjeçare ka vdekur në një azil të Shkodrës këngëtarja shqiptare, Naile Hoxha

Mediet në Shqipëri bënë të ditur se mbrëmë, më 29 gusht 2016, në moshën 82-vjeçare ka vdekur në një shtëpi azili, në Shkodër, këngëtarja  e mirënjohur shqiptare, Naile Hoxha. Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar në azil,  duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend mangu, në mesin artistëve e këngëtarëve që shumtë, që  nxori Shkodra  ndër vite. Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare, kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio-Shkodra, në radio e televizion dhe në koncerte  të rëndësishme kombëtare. Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe njëra ndër këngëtaret e preferuara të botës shqiptare përgjithësisht. Ajo ka lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por  kishte shprehur edhe shqetësim të arsyeshëm  se brezat e ri në Shqipëri dhe përgjithësisht ndër shqiptarë, nuk po e  ruajnë traditën e bukur të këngës burimore shqiptare, e cila është kultivuar me respekt e porfesionalizëm, por që tani një pjesë e madhe ka degraduar në tallava e muzikë të bastarduar.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …