Në MPB mbahet takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm

Mbahet takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit (2018-2023) dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm (2015-2020), i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Ministri Gashi, i cili është edhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë Kundër Terorizmit, kërkoi nga të gjitha autoritetet kompetente për zbatimin e kësaj Strategjie, që të thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi ndër-institucional, në mënyrë që të reagohet me kohë përballë sfidave që mund të paraqiten. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për zhvillimet tjera aktuale përfshirë këtu trendin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit si dhe për procesin e themelimit të Divizionit për Parandalim dhe Ri-integrim të Personave të Radikalizuar, si Divizion i ri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim të zbatimit më efikas të kësaj Strategjie.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …