Në New York, në restorantin “Arka”, është organizuar një darkë, me qëllim të mbledhjes së fondeve për Hashim Thaçin

Në New York,  në restorantin  ‘Arka’, është organizuar një darkë, me qëllim të  mbledhjes së fondeve për Hashim Thaçin. Të ardhurat dhe fondet e mbledhura do të shkojnë për procesin gjyqësor të Hashim Thaçit. Shpenzimet e tij  dhe politikanëve të tjerë,  që ndodhen në Hagë, sipas ligjit duhet t’i paguante Shteti i Kosovës. Por për shkak të buxhetit të limituar qeveria e Kosovës nuk i siguron dot të ardhurat financiare që duhen për proceset gjyqësore. Në këtë takim ishin pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Sipas burimeve, i pranishëm në darkën e mbledhjeve të fondeve i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si njëri nga iniciatorët. Hashim Thaçi dhe të pandehurit e tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë ish-udhëheqës të UÇK-së të kthyer në politikanë, akuzohen se mbajnë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime që u kryen kryesisht kundër të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje. Të pandehurit, të cilët të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm, dyshohet se i kryen krimet midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës kundër forcave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …