Në nivel të ShSKUK-së, është formuar komiteti i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal

Në nivel të ShSKUK-së, është formuar komiteti i cili do të përcjellë gjendjen e gripit sezonal

Në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, është formuar komiteti i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal. Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore. Sipas një komunikate të ShSKUK-së, në mbledhjen e parë të komitetit u konstatua se nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë rapotuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI ( infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut). “Deri tani janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut. U konstatua se ka 4 raste të verifikuara të vdekjeve me AHN1 dhe 6 raste me influencen e gripi A”, thuhet në njoftim. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …