Brickos

Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Në Nju Jork sot protestohet për të kërkuar drejtësi për krimet e bëra nga regjimi serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci

Organizata e grave shqiptaro-amerikane do të protestojë sot në Nju Jork, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme. Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim. Protesta mbahet para konsullatës së Serbisë në Nju Jork duke filluar nga orën 11.00.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …