leoni

Nesër në Pejë do të mbahet një tubim gjithëpopullor në mbështetje të tërësisë territoriale të Kosovës

Nesër në Pejë do të mbahet një tubim gjithëpopullor në mbështetje të tërësisë territoriale të Kosovës

Këshilli drejtues i Klubit të intelektualëve të Rugovës, veteranët e luftës së UÇK-së dhe liridashës të Dukagjinit e më gjerë, me qëllim për të ngritur zërin kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kanë  paralajmëruar, se të shtunën në orën 12.00 në Pejë   të mbahet një tubim gjithëpopullor. Përmes një thirrjeje publike, ky këshill ka ftuar qytetarët e Pejës, Deçanit dhe Burimit që të marrim pjesë në numër sa më të madh në këtë tubim për ta kundërshtuar variantin e vijës kufitare me Malin e Zi, të përcaktuar nga Komisioni Qeveritar i Kosovës. Gjithashtu edhe Klubi dhe Forumi i Intelektualëve të Rugovës, me një njoftim kanë informuar se lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, kanë miratuar një rezolutë kundër ratifikimit marrëveshjes, të nënshkruar para një viti, në Vjenë nga qeveria e Kosovës dhe Malit të Zi.

Rezoluta Qytetare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit

Me nismën e Këshillit Drejtues të Klubit të Intelektualëve të Rugovës: prof. dr. Riza Smaka, prof. dr. Mujë Rugova, prof. dr. Zymer Neziri, prof. dr. Ali Muriqi, si dhe me pjesëmarrjen e prof. dr. Salih Kelmendit e të dr. Jeton Kelmendit nga Akademia Shqiptare-Amerikane në Nju-Jork; të Forumit të Intelektualëve të Rugovës: Idriz Muriqi, kryetar, dhe Ali Lajçi, kryetar i KD-së; të përfaqësuesit të Degës së PDK-së Pejë, Salih Lajçi, nënkryetar; të Lëvizjes Vetëvendosje, Dega në Pejë, prof. ass. dr. Bashkim Lajçi, kryetar; të AAK-së, Dega në Pejë, Salih Lukaj; të shumë intelektualëve të tjerë dhe të pjesëtarëve të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; të përfaqësuesve të pushteti lokal në Rugovë; Agron Nikçi, BT I, dhe Rexhep Kurtbogaj, BT II; të përfaqësuesve të LDK-së në Rugovë: Mustafë Xh. Lajçi, Nëndega I, dhe Blerim Rexhëbogaj, Nëndega II; të përfaqësuesve të rrethinës së Pejës: mulla Sadri Zekaj (Podgur) dhe Rasim Mulaj (Llukë e Epërme); të përfaqësuesit të Shoqatës së Avokatëve të Kosovës dhe të Shoqatës së Juristëve të Kosovës, Bekë Lajçi; të LDK-së, Rrokaqielli, Pejë (2500 banorë), Agim Nikçi, si dhe të shumë qytetarëve, në takimin e mbajtur në Pejë, më 22.8.2016, lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, njëzëri u miratua kjo

REZOLUTË

Jemi kundër ratifikimit, më 1 shator 2016, të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilën, më 25 gusht 2015, në Vjenë, e kanë nënshkruar zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, si dhe nga pala malazeze e kanë nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq, sepse territori i Republikës së Kosovës dëmtohet për mbi tetë mijë hektarë, rrezikohet sisitemi i mbrojtjes së saj, kurse ujërave të pellgjeve Bjelluha dhe Mokna-Vaganicë, të cilat janë furnizues të mëdhenj të Drinit të Bardhë, mund t’u ndërrohet drejtimi dhe, si pasojë e këtij veprimi, Rrrafshi i Dukagjinit do të rrezikohej për furnizim me ujë bashkë me Fierzën, Komanin dhe Vaun e Dejës, prandaj:

– Komisioni Shtetëror ka bërë gabim të papranueshëm, duke mos e përfillur kufirin inicial ekzistues të vitit 1945, që është bazë juridike kushtetuese,

-në bazë të hartave zyrtare të Jugosllavisë II, të Malit të Zi, të Serbisë, dhe të Kosovës,

-të zgjidhjeve kushtetuese e ligjore (të Jugosllavisë II, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës),

-të së drejtës historike të fituar (1946-2016),

-të leksikoneve gjeografike dhe të enciklopedive,

-të teksteve shkencore,

-të analizave kritike,

-të opinioneve akademike,

-të opinioneve kundërshtuese të opozitës paralmentare,

-të dëshmive kundërshtuese të ekspertëve në Kuvendin e Kosovës, më 3 gusht 2016,

-të protestave kundërshtuese të qytetarëve,

-të mbi 200 mijë nënshkrimeve kundërshtuese të qytetarëve të Kosovës,

-të qëndrimeve kundërshtuese të qytetarëve të Rugovës, të Podgurit (Komuna e Burimit), të katundeve të anës së Pejës deri në Rekë (Komuna e Deçanit),

-e, para së gjithash, duke u mbështetur në ndërgjegjen kombëtare e shtetërore,

APELON

-te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të votojnë kundër ratifikimit të versionit të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, të Komisionit Shtetëror për Demarkacion, në krye me Murat Mehën;

-Qeverisë së Kosovës i kërkon të mos ushtrojë presion në deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që, në kundërshtim me përcaktimet e drejta, të votojë, më 1 shtator 2016, Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, më 25 gusht 2015, nga zëvendëskryeministri i Qeverisë Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni;

– Kërkon të mos ushtrojë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, veçanërisht mbi deputetët e pozitës, që me indinjatë po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, më 25 gusht 2015, nga zëvendëskryeministri i Qeverisë Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, sepse ky problem është çështje shtetërore dhe nuk ka lidhje me këtë koalicion qeverisës apo cilindo qoftë nesër dhe bëhet fjalë për një çështje madhore të territorit të vendit;

-Autoriteteve të Malit të Zi u bëjmë apel, që, me mirëkuptim, deri në demarkacionin përfundimtar të kufirit Kosovë-Mal i Zi, të pranueshëm dyanshëm, që të përfillin linjën kufitare Çakorr-Mokna-Glloxhi-Murgash-Smilevicë-Hajlë-Zhleb, që është parakusht për kultivimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Këshilli Drejtues i Klubit të Intelektualëve të Rugovës

Prof. Dr. Riza Smaka, Prof. Dr. Mujë Rugova, Prof. Dr. Zymer U. Neziri,

Prof. Dr. Ali Muriqi, Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Për zgjedhje, së pari Kryeministri duhet të jap dorëheqje pastaj vazhdojnë procedurat

Lidhja Demokratike e Kosovës iu ka përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i …