Brickos

Në prag të 17 Shkurtit, 17 familje, në mesin e tyre tri nga Skenderaj, behën me banesa të reja

Në një ceremoni të organizuar në Sallën e Kuqe në Prishtinë, nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në prag të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryetarë tjerë të komunave, ministra të Qeverisë së Kosovës deputetë të Parlamentit të Kosovës, familjarë dhe qytetarë të shumtë, janë dhuruar çelësat e 17 banesave të reja për familjet me kushte të vështira të banimit. Kryetari Jashari ka thënë se më mirë se kaq nuk ka mundur të festohet përvjetori i 11-të i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Më mirë së kaq nuk ka mundur të festohet përvjetori i 11-të i Pavarësisë së Kosovës, për 17 familje brenda dhe jashtë Kosove, që deri sot kanë jetuar në kushte shumë të vështira të banimit, të cilat kanë marrë çelësat e banesave të reja, fal humanitetit të pashoq të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin, ekipin e tij dhe të gjithë atyre njerëzve me zemër të madhe, që gëzuan këto familje. Isha i lumtur të jem pjesëmarrës në një ceremoni madhështore të organizuar në kryeqytet, dhe të jem pjesë e gëzimit jo vetëm të familjeve përfituese, por edhe të pjesëmarrësve tjerë. Në fjalimin tim të rastit, përveç tjerash, theksova se, ashtu siç kemi dëshmuar patriotizëm gjatë kohës së luftës, të njëjtën ndjesi dhe dashuri duhet ta kemi edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, por edhe duke ndihmuar të varfrin. Në mesin e përfituesve të banesave të reja, janë 3 familje nga komuna jonë, për të cilat besoj t’i kenë merituar. Ndërkaq, Pavarësimi që vijon shkollën në klasën e VI, do të ketë festë të shumëfishtë; do të festojë datëlindjen e 11-të, meqë ka lindur më 18 shkurt 2008, banesën e re, si dhe Pavarësinë e Kosovës. T’i gëzoni banesat e reja, dhe uroj që mos të jetë e largët dita kur nevojtari i fundit ta gëzojë edhe ai një kulm mbi kokë”, ka uruar kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …