Në prag të 28 Nëntorit në Krushë të Madhe u përuruan 7 pllaka përkujtimore në shtëpitë të cilat gjatë luftës 1998 dhe 1999, ishin strehë e UÇK- së

Në prag të 28 Nëntorit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në bashkëpunim me OVL të UÇK-së në Rahovec, në Krushë të Madhe përuruan 7 pllaka përkujtimore në shtëpitë të cilat gjatë luftës 1998 dhe 1999, ishin strehë e UÇK- së. Kryetari Latifi tha se po ndjehem mirë që jemi bashkë me bashkëluftëtarët dhe familjarët e heronjve, me babain e dëshmorit Bekim Gashi – bacën Ismet Gashi, me motrat e heroit Habib Gashi – Hasimen dhe Zejnien, me bashkëshorten e heroit Mensur Zyberaj dhe vajzën e tij Flakën, me djalin e heroit Hysni Duraku – Dritonin dhe vëllezërit e veprimtarit atdhetar, të ndjerit Avdi Duraku si dhe me ish eprorë nga Brigada 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së. Mirënjohje e thellë dhe vlerësim i lartë për kontributin dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë që i kanë dhënë luftës sonë çlirimtare:

– Familja e Musli Veselit;

– Familja e Ymer (Haxhi) Dellovës;

– Familja e Xhevdet Durakut;

– Familja e Mehmet Behrës;

– Familja e Liman Gashit;

– Familja e Avdi Xhafer Durakut dhe

– Familja e  Sejfulla Damon Sejfullahut.

Mund të jetë një imazh i 17 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …