Në prag të shënimit të 16 Qershorit Kryetari Ekrem Kastrati ndanë Mirënjohje për familjet e Dëshmorëve

Në prag të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Sinan Gegaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë filluar të vizitojnë secilën prej familjeve që i përkasin kësaj kategorie, me të cilën krenohemi gjithsecili prej nesh. Kryetari Kastrati ka thënë se, krahas këtyre vizitave, në cilësinë e kryetarit të Malishevës, kam filluar të ndajë edhe mirënjohje për secilën familje të dëshmorëve tanë, që në fakt janë shtyllat tona të lirisë dhe të së ardhmes së vendit tonë. Për kontributin e veçantë dhe sakrificën sublime gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, sot kemi ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve; Habib B. Zogaj, Ali Zogaj, Feriz Bibaj, Avni Buçaj, Afrim Buçaj dhe Bafti Buçaj në Lladroc, Enver Zogaj në Bellanicë, Afrim Krasniqi dhe Shyqeri Krasniqi në Bardh, si dhe familjeve të dëshmorëve Safet Elshani dhe Agim Elshani në Ngucat. Lavdi dëshmorëve të kombit!

May be an image of 4 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …