Në Prekaz zbulohet pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Ali Fazlija

Në Prekaz sot është zbuluar pllaka përkujtimore për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Ali Fazlija

Sot në Prekaz është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për veprimtarin dhe bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Ali Fazlija. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe familjarët e heronjve Rexhepi nga Qirezi. Lajmi e ka bërë të ditur Fikret Rexhepi përmes një postimi në rrjetin social. “Sot ishim prezent në Prekazin heroik në shenjë nderimi e respekti për zbulimin e pllakës përkujtimore të veprimtarit dhe luftëtarit të dalluar e të pandashëm të Shaban Polluzhës, Ali Fazlija. Në cilësinë e kryefamiljarit të Familjes Rexhepi, fjala ju jep Brahim Ajet Rexhepi, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e dhënë të Ajet Qirezit, Rexhep e Beqir Rexhepi, të tri gjenerata që i qëndruan besnik atdheut, gjeneratë pas gjenerate në grykë të pushkës. Ali Fazlija nga Prekazi ishte burrë i fjalës e i besës atdhetarë e patriotë i shquar i çështjes kombëtare, luftëtarë i dalluar i Shaban Polluzhës, ishte i pa ndashëm në luftë me Ajet Qirezin. Lavdi veprave dhe sakrificave sublime të gjithë luftëtarëve gjeneratë pas gjenerate që kontribuuan në Lirinë dhe Pavarësinë e shtet ndërtimin e Kosovës!”, ka shkruar ai.

Në Prekaz zbulohet pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Ali Fazlija

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …