Në Prishtinë ka arritur ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Sot në Prishtinë ka arritur ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Lajmi është bërë i ditur nga i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Niocholas J. Giacobbe. Ai ka shkruar se sot ka mirëpritur në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. “Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni të ndiqni Ambasadën e Amerikës për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, duke përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, ka shkruar i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Niocholas J. Giacobbe.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …