leoni

Në Prishtinë po mbahet konferenca e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb Shkenca”

Në Prishtinë po mbahet konferenca e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb Shkenca”

Në Prishtinë ka filluar të mbahet konferenca e organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë “Alb Shkenca”. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, drejtori i këtij instituti, Gentian Zymeri theksoi se Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk po mbështesin hulumtimet shkencore. Ai tërhoqi vërejtjen më tutje se e ardhmja e kërkimeve shkencore është problematike sepse buxheti që i dedikohet shkencës është i ulët. Drejtori i “Alb Shkenca” Gentian Zymeri theksoi Zymeri ju bëri thirrje të gjithë stafit akademik që ta ngritin zërin për të parë mundësitë për përmirësimin e kërkimeve shkencore. Ndërkohë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami kërkoi që të rriten fondet për shkencën dhe apeloi që të rriten fondet për shkencë, në mënyrë që të stimulohen hulumtuesit dhe shkencëtarët e rinj, të cilët me hulumtim dhe kërkimin shkencor  do të mund të ndihmojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të inovacionit, të shkencës  por edhe të zhvillimit ekonomik të  vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …