Në Prishtinë po mbahet Panairi, “Blej Shqip”

Në Prishtinë po mbahet Panairi, “Blej Shqip”

Në Panairin “Blej Shqip”, që tani në mënyrë tradicionale po mbahet në Prishtinë u tha se Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport –import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016, ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria. Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro. Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik, madje janë investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët. Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Gjatë këtij viti është nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e reciproke të investimeve. Panairi qëndron i hapur në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në të cilin produktet e tyre po i ekspozojnë mbi 100 prodhues dhe kompani shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …